Reforma në sistemin e pensioneve në Republikën e Maqedonisë u bë me qëllim që të sigurohet siguri materiale dhe sociale për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm në afat të gjatë. Lloji i këtillë i reformës ishte i nevojshëm në sigurimin pensional për arsye se sistemi ekzistues në shtet, i organizuar sipas parimit të “solidaritetit të gjeneratës” hasi në probleme serioze në funksionimin e tij të shkaktuara nga ndryshimet në ekonomi ndaj të cilave nuk mbeti imun as sistemi pensional dhe u imponua pyetja a do të mund të mbijetojë në mënyrën në të cilën deri tani ka mbijetuar. Risi është ajo që u themeluan dy shoqëri për udhëheqje me fonde të obligueshme dhe voluntare pensionale të cilët udhëheqin me nga një fond pensional të financuar kapital të obligueshëm dhe voluntar.
Të gjithë personat të cilët do të anëtarësohen në njërin nga fondet pensinale të financuara kapitale pensionin e tyre do ta sigurojnë njëkohësisht nga Fondi i SPIM-it (PIOM) dhe fondi pensional i zgjedhur i obligueshëm privat.
Personat të cilët do të anëtarësohen në njërin nga fondet voluntere private do të sigurojnë më shumë mjete për pension duke i shfrytëzuar përfitimet e kursimit plotësues – lehtësimet tatimore.
Kjo e paraqet sistemin pensional tre shtyllash.
ProCredit Banka si Bankë e orientuar drejt klientëve me asortiment të gjerë të prodhimeve bankare Ju ofron mundësi për lidhje të marrëveshjeve për sigurim pensional për anëtarësim në fondet private me të cilat udhëheq KB Prvo penzisko drushtvo Sh. A. Shkup. Ju presim në degët e ProCredit Bankës ku mund t’i fitoni të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me lidhjen e marrëveshjeve për sigurim pensional.
MAPAS – Agjencia për supervizion të sigurimit pensional të financimit kapital Shoqëria pensionale ON Line Marrëveshje për sigurim pensional
|